Rrëzohet në Ukrainë “Boing 777” i Malajzisë me 259 udhëtarë (Video)

Një aeroplan i Malajzisë “Boing 777” është rrezuar sot në Ukrainë, në kufi me Rusinë, raporton Reuters. Sic njofton Interfax, Rusia thotë se aeroplani i udhëtarëve është goditur.

Në aeroplanin malajzias ishin 259 njerëz, raporton Reuters. Derisa agjenci tjera thonë se në aeroplan ishin 280 udhëtarë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, transmeton Indeksonline.

Thuhet se “Boingu” udhëtonte nga Amsterdami deri në Kuala Lumpur.

Malaysia Airlines ka konfirmuar se ka ndodhur një fatkeqësi dhe së shpejti pritet të dalë me njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button