Momenti kur Flora “vrapon” pas mikrofonit, që Teutës të mos i shkojë fjala! (Video)

Mbase ju kujtohet kur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia pati kap mikrofonin ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit. Ky akt është kritikuar nga vet PDK, por situata e ngjashme u përsërit sot.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, diçka e ngjashme ndodhi mes dy deputeteve që e udhëhiqnin seancën konstituive: Flora Brovina dhe Teuta Rugova.

Në momentin kur Brovina nuk ishte në seancë, deputetja Teuta Rugova mori drejtimin e seancës për ta ftuar deputeten tjetër me të vjetër, për ta drejtuar seancën.

Brovina rikthehet me shpejtësi në seancë dhe ia merr mikrofonin deputetes Rugova, duke i thënë: “U ktheva, këtu jam”.

Me këtë rast, Brovina kërkoi minuta shtesë derisa të ktheheshin deputetët e PDK-së në sallë.

Lajme të ngjashme

Back to top button