Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”, do të vazhdojë me protestat paqësore

Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”  do të vazhdojë me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve nga procesi i montuar politik “Monstra”, njoftohet nëpërmjet një komunikate të këshillit.

“Në emër të familjarëve, përzemërsisht i falënderojmë të gjithë shqiptarët nga Maqedonia dhe diaspora, të cilën nuk nguruan që të ndajnë dhimbjen tonë duke dal në protesta gjithë popullore.  Zoti i Gjithë mëshirshëm ua ktheftë me të mirat e Tij. Protesta e radhës “MARSHI I LIRISË “do të realizohet më datë 18.08.2014 (e premte) me fillim nga ora 13.45, në ç ‘rast do të nisemi nga palltoja para “Çairçanjes” dhe do të vazhdojmë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1. I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkëngjiten në protestën  paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se  jemi popull paqedashës dhe liridashës”, thuhet në kumtesën e Këshillit Organizativ të protestave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button