Emri dhe raportet ndëretnike janë prioritetet e politikës gjermane ndaj Maqedonisë

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, gjatë vizitës së tij në Gjermani, sot (e Enjte, 17.07.2014), ka realizuar takim me Dr. Christof Heusgen, drejtor i përgjithshëm i kryeministrisë dhe këshilltarë politikë të jashtme dhe i sigurisë i kancelares gjermane, Angella Merkel.

Zhvillimet politike në vend dhe rajon, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit – marrëdhëniet ndëretnike përfshirë këtu edhe protestat që organizohen nga pakënaqësia e vendimit gjyqësor për rastin Monstra, integrimi në strukturat euro-atlantike të Maqedonisë kanë qenë disa temat për të cilat është bërë fjalë në takim.

Zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se prioritet i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, duke shtuar se BDI, si pjesë e koalicionit qeveritarë është e përcaktuar për gjetjen e kompromisit rreth çështje së emrit me Greqinë dhe çdo ndihmë në këtë drejtim e faktorit ndërkombëtarë është më se e mirëseardhur.

Integrimi i RM-së, potencoi Xhaferri,  në organizmat euroatlantike është më shumë se një bazë e shëndoshë dhe faktor i rëndësishëm për  marrëdhënie  të mira  ndëretnike në Maqedoni.

Në këtë takim, përfaqësuesi i qeverisë gjermane u interesua lidhur me masat të cilat duhet të ndërmerren për ndërtimin e mirëbesimit në mes komuniteteve, me çrrastë zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se përdorimi i gjuhës shqipe, ndarja proporcionale e mjeteve publike – buxhetit , investimi në infrastrukturën dhe ndarja e fondeve në mënyrë të veçantë për kulturën shqiptare do të kthenin besimin te institucionet. Ai tha se si shtyllat të cilave duhet ti qasemi në mënyrë te veçantë janë jurisprudenca  dhe punë të brendshme. Në këto dy sfera duhet të bëhen reforma  që të krijohet besimi tek qytetarët dhe njëkohësisht duhet të jenë më transparent gjatë punës së tyre dhe të avancohet përfaqësimi i shqiptarëve.

Ndërkaq, Christof Heusgen, drejtor i përgjithshëm i kryeministrisë dhe këshilltarë politikë të jashtme dhe i sigurisë i kancelares gjermane, Merkel theksoi se Berlini zyrtar mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe EU. Heusgen tha se zgjidhja e çështjes së emrit dhe raportet ndëretnike janë dy prioritete kryesore të politikës zyrtare të kancelares gjermane.

Gjatë takimi u theksua se  kancelarja Merkel ka pasur rastin ti prezanton  qëndrimet e Berlin zyrtar si në samitin e Dubrovnikut, në takimet zyrtare ne Bruksel si dhe në raste tjera. Ai tha se Berlini në mënyrë intensive  investon për të krijuar një klimë të përshtatshme për dialogun në mes Shkupit dhe Athinës për ta debllokuar  rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button