fbpx

A ka hedhur Rusia një aeroplan ushtarak në Ukrainë?

Sipas disa raportimeve nga Ukraina, thuhet se një aeroplan rus ka hedhur poshtë një aeroplan ‘Su-25’ në territorin e ukrainasve.

Sipas zëdhënësit të Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare të Ukrainës, Andriy Lysenko, aeroplani  ushtarak nga forca ajrore e Federatës Ruse ka sulmuar një aeroplan ‘Su-25’ të forcës ajrore të Ukrainës, ndërkohë që ai po kryente detyrat e tij në territorin e Ukrainës, mbrëmjen e 16 korrikut. Lysenko ka deklaruar se piloti ka qenë në gjendje të dalë nga avioni dhe të evakuohet.

Megjithatë deri më tani Rusia nuk e ka komentuar këtë rast./ Shekulli

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close