Shilegov: Shipoviq nën presion të pushtetit për të votuar planet e VMRO-DPMNE-së

Kryetari i Këshillit të Komunës Qendër Mirosllav Shipoviq ka pranuar se gjendet nën presione, me qëllim që të ndryshojë mendim dhe të votojë planet e reja urbanistike të propozuara nga këshilltarët e VMRO DPMNE-së. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, tha se votimi i Shipoviqit mbetet të shihet nesër, gjatë seancës së rregullt të këshillit të komunës Qendër, pas të cilit, edhe LSDM-ja pritet të marrë qëndrim ndaj figurës së Shipoviqit.

“Mbrëmë kryesia e LSDM-së pati një mbledhje me grupin e këshilltarëve të Komunës Qendër. Në këtë mbledhje, kryetari i këshillit Mirosllav Shipoviq konfirmoi se është nën presion të paparë nga ana e pushtetit, përkatësisht VMRO DPMNE-së me qëllim që ai të përkrahë planet e rejaurbanistike të propozuara nga ata. Vetë Shipoviqi mbrëmë thase, me qëllim që të mbrohet në liri, e ka patjetër të përkrahë planet urbanistike kriminele’, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Mbrëmë Mirosllav Shipoviq në profilin e tij në facebook shkruante se ndihej i dëshpëruar nga disa njerëz, të pa emërtuar në status.

“Kjo ditë, jashtëzakonisht e gjatë dhe e mundimshme, më solli një dëshpërim të madh ndaj disa njerëzve për të cilët kam besuar se i kam të afërt dhe për të cilët, e futa kokën time në thes, me qëllimin e vetëm që t’iu dilja në ndihmë, që ata të jenë sot ata që janë. Aferim iu qoftë, që kaq shpejt harruan se çfarë bëra unë për ata, dhe çfarë hoqa”, tha Mirosllav Shipoviq, kryetar i Këshillit të Komunës Qendër.

Një ditë më parë kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski paralajmëroi opinionin se këtë të premte gjatë seancës së rregullt, këshilli i komunës Qendër ka gjasa të votojë tre planet e reja urbanistike që i shkojnë për shtati pushtetit. Ai nuk qartësoi detaje, por ndër rreshta, la të kuptonte faktin e mbivotimit, që mund të vijë jo vetëm nga kalimi i Shipoviqit në krahun e VMRO DPMNE-së por edhe presioneve të vazhdueshme ndaj këshilltarëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button