Funksionarët nuk janë transparent në paraqitjen e pasurisë

Komisioni shtetërorë për pengimin e  korrupsionit, në raportin e saj vjetor shkruan se ka ngritur vetëm 36 kërkesa për ngritjen e procedurës penale në gjykatë, për funksionarët që nuk akën dorëzuar listën anketuese për atë se sa para dhe pronë kanë.

Antikorupsioni ankohet se nuk mund të u gjej numrin e amzës dhe adresën e funksionarëve të funksionarëve të cilët nuk kanë dorëzuar listën anketuese të pasurisë, ndaj të cilëve duhet të ngrihet padi.

Në raportin e antikorupsionit, thuhet se ky problem do ët zgjidhet kur do të ndryshohet Ligji për pengimin e korrupsionit me çka do ët behet regjistri I funksionarëve dhe institucionet që i kanë ndërruar do ët jenë të obliguara që Komisionit për pengimin e korrupsionit të ua jap numrin e amzës dhe adresën.

Në raportin e Komisionit për Antikorrupsion, thuhet se doganat ende mbeten një fushë  e rrezikshme në aspektin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Ata theksojnë se bartësit e funksioneve publike nuk janë mjaftueshëm transparent në rastet kur duhet të tregojnë se sa pasuri kanë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button