Izraeli hedhë predha në spitalin e Gazas

Ushtria izraelite bombardoi një spital në lagjen e populluar Shuja’iyya, njoftoi agjensia e lajmeve Anadolu.

Zyrtarët spitalor njoftuan se artileria izraelite është stacionuar në kufirin lindor në qytetin e Gazës, prej ku ka bombarduar spitalin, ka dëmtuar ndërtesën e spitalit dhe ka shkaktuar një gjendje paniku në mesin e pacientëve dhe personelit.

Më herët në mëngjes, ushtria izraelite njoftoi menaxhmentin spitalor që menjëherë të evakuohen nga ambientet e spitalit, por nuk dha as një minut afat për evakuim.

Spitali drejtohet nga shoqata bëmirëse Al-Wafa, dhe trajton dhe rehabiliton personat me nevoja të veçanta. Sulmet ndaj spitaleve janë të ndaluara më ligjin penal ndërkombëtar, dhe është shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të luftës. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button