Fansat kritikojnë këngën dhe klipin e ri të Tunës

Janë kthyer pak në klishe fjalët “kritika e fansave” po më mirë se ata nuk e di askush nëse një hit i ri meriton të quhet i tillë apo jo.

Pas Elvana Gjatës e gozhduara e radhës është Tuna e cila një ditë më parë publikoi këngën e shumëperfolur #MMV, bashkëpunim ky me Getoar Selimin. Një zhgënjim masiv përsa i përket këngës e cila rrotullohet sërisht tek zogu dhe tek Getty që nuk thotë asgjë po prap është “ma madhi n’ven”.

Fansat kanë shkruar shumë komente edhe për pamjen e Tunës e cila sipas tyre është një kopje e shëmtuar e modeleve të Rihannas dhe shumë vulgare.

Të gjithë po prisnin “hitin” ndoshta edhe Tuna vetë. Jo më kot kaloi një vit pa realizuar asnjë këngë të re por suskesin e “Fenix” nuk do ta arrijë dot. Dikush shkruante në komente që “ky vit ishte viti i bashkëpunimeve të mëdha por i këngëve katastrofë”. Ka mbaruar kreativiteti dhe artistët po përseritin veten apo frika e dështimit i çon në përseritje? Kjo mbetet për tu parë në “hitet” në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Back to top button