Gaza: Erdogan kritikon OKB

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, përsëri ka folur rreth ndodhive të fundit në Gaza, kësaj here duke kritikuar edhe OKB-në.

Në një fjalim të mbajtur gjatë një iftari, ai mes tjerash tha, “Në këto raste e para që duhet të reagojë është OKB-ja. Unë shpeshherë i kam pyetur udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara: Pse jeni krijuar? Për ç’farë shërbeni? Të promovoni paqen? Nëse OKB-ja nuk mund të kryejë këto punë, atëherë duhet të rishikojë vetveten. Nëse shikoni Këshillin e OKB-së, ajo është në duart e 5 shteteve.”

Ata që flasin të vërtetën nuk i duan

I ndodhur mes kritikave të ndryshme nga mediet e huaja dhe disa përfaqësuesve politik, Erdogan u dha përgjigje edhe tyre duke thënë, “ Kryeministri i Turqisë nuk është i dashur. Sigurisht se nuk është i dashur, pasi më thoni ju mua se cili person në botë respektohet kur thotë të vërtetën? Por unë do vazhdoj të flasë vetëm të vërtetën.” Përfundoi fjalimin kryeministri që tani është edhe kandidat për president të Turqisë, transmeton Portalb.

Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit janë rritur prej kohës kur ky i fundit sulmoi anijen Marmara, ku u vranë disa turq dhe disa të tjerë u plagosën. Pavarësisht kërkimit të faljes nga ana e Izraelit, Erdogani ka bërë me dije se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve nuk do intensifikohen pa parë rezultate konkrete në Rripin e Gazës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button