Klubi Elita përkrah protestat e nesërme: Të jemi me ata që kanë nevojë për ne

Shoqata për Edukim dhe Arsimim Kulturor “Klubi Elita” ka shprehur përkrahjen e saj lidhur me protestat e nesërme për rastin Monstra.

“Në saje të përcaktimeve të saj për të qenë në shërbim të popullit dhe interesave jetike të popullit, fuqimisht e përkrah protestën e paralajmëruar paqësore nga Këshilli Organizativ për rastin “Monstra”,  duke besuar që drejtësia ndoshta do të vonojë por gjithsesi do të dal në dritë.

Edhe pse nuk kanë të ndalur kërcënimet dhe shantazhet për mosdalje në protesta,që ju bëhen shqiptarëve në lagjet e komunat e Shkupit,  ne besojmë që shqiptarët do të dëshmojnë se nuk do të heshtin ndaj dhunës dhe padrejtësive shtetërore që iu bëhet shqiptarëve të pafajshëm dhe do të dalin në përkrahje të Këshillit Organizativ dhe familjarëve.

Lutjet tona deri te Zoti i Madhërishëm janë dhe do të jenë që t’u ndihmojë shqiptarëve të pafajshëm dhe t’u mundësojë kthim sa më të shpejt pranë familjeve të tyre”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button