Shkupi barazoi me Mlladostin

Ekipi i FC Shkupi dje ka zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Strugë, ndërsa për kundërshtarë kishte anëtarin e ri të Ligës së Dytë, ekipin e Mlladost Carev Dvor. Ndeshja ka përfunduar me një barazim 1:1, edhe pse skuadra e Shkupit bindshëm është treguar më e fortë dhe skuadër më kompakte.

Me lojë të mirë janë dallar të gjithë futbollistët, ndërsa paraqitje shumë të mirë treguan edhe përforcimet e fundit që solli ekipi, sulmuesi Goran Maznov i cili edhe shënoi golin e parë në minutën e 7-të, ndërsa shtyllë e mbrojtjes është treguar Dimitrija Llazarevski. Gjithashtu me paraqitje të mirë dhe që ka kënaqur trajnerin Ramadani, ishte edhe Fatmir Arifi, i cili luajti në 45 minutat e dyta.

Festa e Shkupit pas golit të Maznov
Festa e Shkupit pas golit të Maznov

Shkupi në pjesën e parë që edhe dominoi plotësisht, ka luajtur me futbollistët më me përvojë, ndërsa në këto 45 minuta vlen të përmenden edhe disa raste të Maznovit, Nuhiut, Bajramit e Stankovskit. Portieri Zendeli në këtë kontrolluese tregoi aftësitë e tija, duke ndalur një penalti.

Në pjesën e dytë trajneri Ramadani në lojë futi 11-të, futbollistë të rinj, të cilët gjithashtu dëshmuan kualitet, e që prej tyre u veçuan edhe talentet e Besar Iseni, Albert Naxhaku dhe Armend Çajani.

Ekipi i Mlladost ka barazuar rezultatin vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, kur pas një krosimi nga këndi, kishte një tollovi para portës së portierit Krenar Ramadani, i cili në disa raste më parë kishte disa mbrojtje bravuroze, por që kësaj radhe u detyrua të nxjerr topin nga porta.

Trajneri Ramadani ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij, duke marrë parasysh se kjo ishte ndeshja e parë pas përgatitjeve intensive.
“Kam mbetur i kënaqur nga të gjithë futbollistët e mi, gjithsesi se do të kemi kohë për të marrë formën, pasi që deri tash kemi punuar shumë në akstekin taktiko teknik dhe se tani na duhet një periudhë që të lirohemi pas stërvitjeve shumë intensive që kemi pas. Besoj se ekipi nga dita në ditë do të merr formën dhe do jetë gati për ndeshjen e parë që na pret me 9 gusht, kur e fillojmë sezonin me ndeshjen kundër Dritës”, tha trajneri Zekerija Ramadani.

Skuadra e Shkupit vazhdon qëndrimin në Strugë deri me 20 korrik, ndërsa janë në bisedime edhe me disa ekipe për të zvilluar deri në fund së paku edhe një miqësore, ndërsa është e sigurtë se me 23 korrik do të luajë kontrolluese ndaj Sileksit në Çair. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button