Zgjidhet përbërja e re e Komitetit të përbashkët i Parlamentit Evropian dhe atij të Maqedonisë

Parlamenti Evropian sot ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të delegacioneve  ndër parlamentare mes të cilave edhe Komitetin e përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të  Maqedonisë.

Nga grupi partive popullore janë propozuar Ivana Maletiq (Kroaci), Alojz Peterle (Slloveni), Marijana Piter ( Kroaci) dhe Maria Spiraki ( Greqi).

Nga grupi i partive socialiste dhe demokratike janë propozuar: Biljana Borzan ( Kroaci), Izabela de Monte ( Itali) dhe Sergej Stanishev ( Bullgari).

Nga grupi I liberalëve është propozuar bullgarja Iskra Mihajllova.

E majta e bashkuara nuk ka ende të propozuar kandidat të saj, gjithashtu edhe grupi i Evropës së Lirë dhe demokracia direket.

Nga grupi i të gjelbërve dhe Alijansa e Evropës së Lirë për anëtarë të delegacionit është propozuar gjermani Mikael Kramer. Ndërsa nga grupi i euro deputetëve të pa shkruar, komunisti grek Sotiros Zarianopullos.

Kryetar i delegacionit do të zgjidhet në shtator ose tetor, ndërsa më shpesh në këtë funksion përmendet emir I euro deputeti slloven Alojz Peterle.

Lajme të ngjashme

Back to top button