Komandat Msusi e pranoi kush është ‘dirigjenti’ i ndryshimeve kushtetuese (VIDEO)

Debati për ndryshimet kushtetuese ka nxitur akuza të rënda mes deputetëve shqiptarë. Deputetët i PDSH-së, Bekim Fazliu, mes tjerash ka akuzuar BDI-në se po funksion sipas urdhrave dhe politikave të kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa ka harruar kërkesat e shqiptarëve.

Duke iu përgjigjur këtyre akuzave, deputeti i BDI-së Rafiz Aliti, ka thënë se është shumë normale që kryeministri Gruevski të dirigjon me politikat.

Në replikën e tij Aliti, po ashtu tha se PDSH-ja e ka lutur ditë e natë Gruevskin që ta merr në qeveri.
“PDSH-ja është ajo që luste Gruevskin natë e ditë që të bëhet pjesë e qeverisë dhe këtë e dinë qytetarët shqiptarë. Më habit që 3-4 herë e përmend Nikolla Gruevskin se ai dirigjon me politikat dhe kështu me radhë, që është shumë normale. Çdo koalicion ka marrëveshje. Por nuk besoj se Bekimi është aq shumë i frustruar nga Nikolla Gruevskit, përkundrazi, punët e atyre tregojnë diçka tjetër.” tha Aliti.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Or Zot,keto krejt komplet s’ jan me trurin ne rregull!? Si mundet te krahasohen politikat verbale ne ato vepruese !? Ju zoterinje te Bdi veproni dhe me veprimet e Juaja demtoni, ndersa Pdsh ja ,po na benka muhabete !!! Absurd, cdohere ju si ajo meselja: NESE S’ K A BISHT IA NGJITNI,POR NÈSE KA ,IA PRENI.
    KJO J7 QE BANI I THUAJNE POLITIK HAXHUZESH DHE PA ASNJEFAR KODEKSI BURRNOR…

Back to top button