Janë shkatërruar gjashtë biçikleta të NP”Parkingu i qytetit”

Qyteti i Shkupit ka informuar se vetëm për tre muaj nga fillimi i sezonit të huazimit të biçikletave për vitin 2014, janë shkatërruar gjashtë (6) biçikleta të NP”Parkingu i qytetit” .

Sipas të dhënave të ndërmarrjes nga viti 2010, prej kur filloi realizimi i projektit “Huazo biçikletë”, deri në muajin qershor 2014 janë shkatërruar gjithsej 150 biçikleta, të cilat më nuk mund të përdoren, ndërsa nëntë (9) janë vjedhur.

“Ekipet e ndërmarrjes “Parkingu i Qytetit ” çdo ditë i riparojnë biçikletat në mënyrë që ato janë të sigurta për përdorim. Nëse dikush vjedh biçikletë, NP “Parkingu i Qytetit”, vjedhjen e paraqet në polici, gjegjësisht kallëzim për vjedhje ose përvetësim të pronës së huaj. Më pas, policia vihet në kërkim të autorëve”, thonë nga qyteti i Shkupit.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve t’i ruajnë dhe të mos I dëmtojnë biçikletat e huazuara nga NP “Parkingu i Qytetit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button