DITA 20: MËNYRA NATYRALE PËR TË QËNDRUAR ZGJUAR

Për njerëzit që janë të zënë gjatë ditës, mund të jetë sfidë ekstreme për të kaluar pjesën më të madhe të 10 netëve në adhurim. Disa tjerë mund të përdorin forma jo natyrale për të qëndruar zgjuar, duke përfshirë konsumimin e një sasie të lartë kafeine, e cila shkatërron shëndetin e tyre.

Këto janë disa mënyra natyrale për të qëndruar zgjuar gjatë natës, me lejen e Allahut.

Dremitja: Mjeshtër të dremitjeve të lehta, cilat do ju japin energji. Këto mund të zgjasin nga 20 deri në 40 minuta, maksimumi arrin 90 minuta. Ato janë jashtëzakonisht të fuqishme për t’ju mbajtur zgjuar dhe për të vazhduar për 3-4 orë pas dremitjes. Kur ta ndjeni veten tuaj të lodhur dhe shikoni një mundësi sado të vogël për të bërë një dremitje të shkurtër, bëjeni. Kjo do t’ju ndihmojë për t’ju mbajtur zgjuar në vazhdim.

Ushqimi: Ajo që konsumojmë ndikon nëse mund të qëndrojmë zgjuar apo jo. Sa më shumë të hamë në iftar/syfyr, aq më shumë ndihemi të fjetur. Hani lehtë dhe shëndetshëm përgjatë 10 netëve dhe do keni mundësi të merrni pjesë përgjatë gjithë faljeve të natës lehtësisht.

Bëjini lutje Allahut të Lartësuar t’ju japë energji, të bekojë gjumin dhe kohën tuaj, në mënyrë që të bëni më të mirën tuaj gjatë këtyre netëve të bekuara dhe për të dhënë maksimumin tuaj të produktivitetit përgjatë tyre.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button