Obama shtron iftar, i ftuar edhe ambasadori i Kosovës

Presidenti amerikan, Barack Obama priti me nderime në Shtëpinë e Bardhë myslimanët nga Amerika dhe e gjithë bota për t’i nderuar ata me iftar. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Akan Ismaili.

Për myslimanët, Ramazani është një kohë për të reflektuar dhe për të kujtuar se disiplina dhe përkushtimi janë esenca e jetës së besimit, ka thënë Obama gjatë këtij iftari.

“Dhe, për të gjithë ne, pavarësisht besimeve tona, Ramazani është një kujtim se sa ne japim”, tha ai.
Këtë vit, në ruajtje të traditës së tij për t’i ftuar myslimanët në Shtëpinë e Bardhë të paktën një herë gjatë muajit të Ramazanit për iftar, Obama festoi të arriturat e tre amerikanëve të cilët fuqizuan qytetarët me iniciativa në bazë komunitetesh.

Ai nderoi Kelly Carlisle, i cili drejton një fermë lokale që ushqen familje dhe mëson fëmijë mbi vlerën e punës së vështirë; Muhammed Chaudhry, i cili drejton një fondacion që punon me shkollat, prindër dhe informata mbi teknologjinë e informacionit për t’u ardhur në ndihmë studentëve në shkencën e matematikës; dhe Aala Mohamed, i cili zhvillon programe mësimore në frymëzim të nxënësve të shkollave të mesme islame – veçanërisht vajzave – për të ndjekur karrierën në inxhinieri dhe teknologji.

Ndryshe, pjesëmarrës i këtij iftari të shtruar në Shtëpinë e Bardhë nga Obama ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Amerikë, Akan Ismaili.

Lajme të ngjashme

Back to top button