Gjyqi i Hagës: Hollanda përgjegjëse për vrasjen e 300 njerëzve në Srebrenicë

Gjykatësja Larissa Elwin të Mërkurën në një seancë në gjyqin e Hagës ka vendosur që shteti i Hollandës duhet të mbajë përgjegjësinë e 300 vrasjeve të ndodhur në Srebrenicë, 13 Korrik 1995.

Sipas vendimit, ushtarët hollandezë e kanë ditur për masakrën që do ndodhte dhe se transportimi i boshnjakëve te forcat serbe ka qenë e papranushme.

Jo përgjegjëse për vrasjet e 8000 myslimanëve

Gjyqi hollandez nuk ka bërë ushtrinë e saj fajtore edhe për vrasjen e 8000 myslimanëve tjerë, por vetëm për 300 të tillë. Një gjyq i ngjashëm në Shtator 2013, e bëntë fajtore Hollandën vetëm për vrasjen e 3 myslimanëve, njofton Portalb, gjë që irritoi mjaft boshnjakët dhe familjarët e viktimave.
Vendimi i fundit mban më shumë fajin mbi vete, por ndoshta jo të kënaqshëm për një pjesë të madhe të boshnjakëve.

Srebrenica është një kapitull i errët i historisë europiane, ku Brenda dy ditësh u vranë mbi 8000 civilë dhe njerëz të pafajshëm. Ky është edhe gjenocidi më I madh i Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button