Gjermania ofron bashkëpunim në rrugën integruese të Maqedonisë

Ministri Drejtësisë Jashari sot realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës së Gjermanisë, Gudrun Steinaker, e cila i uroi punë të suksesshme gjatë periudhës së ardhme.

Në deklaratë të përbashkët ministri Jashari dhe ambasadorja Steinaker  vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve zhvillohen në drejtim të mirë.

Ministri Jashari në veçanti e potencoi bashkëpunimin me Institutin për ndihmë ndërkombëtare juridike, i cili funksionon përmes këshillimeve, seminareve dhe trajnimeve të cilat mbahen në Republikën e Maqedonisë.

Ambasadorja Steinaker gjatë bisedës, e përkujtoi përvojën e Republikës së Gjermanisë sa i përket anëtarësimit në Unionin Evropian dhe Republikës së Maqedonisë i ofroi bashkëpunim  të  pa rezervë në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Ministri Jashari tha se ministria është e hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, dhe falënderohet për ndihmën dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e Republikës së Gjermanisë, me çka të dy palët  u zotuan t’i vazhdojnë marrëdhëniet  e mira reciproke.

Lajme të ngjashme

Back to top button