Tre profesorët vazhdojnë me grevë urie në Shtip

Tre profesorët e fakultetit Ekonomik në Shtip, Krste Shainovski, Margarita Matlievska dhe Aleksandar Kostadinovski të cilët nga dita e shtunë janë në grevë urie deklaruan se do të vazhdojnë me grevën derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ekipi i ndihmës së shpejtë i ka vizituar dhe kanë kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore. Profesorët janë të dobësuar dhe kanë marramendje pasi që gjashtë ditë nuk kanë ngrënë asgjë.

Mbrëmë inspektorati përkatës ka urdhëruar komisionit recensues që në afat prej 8 ditëve të rregullojë procedurën me të cilën profesorët nuk janë zgjedhur për ngritje në detyrë por janë larguar nga puna. Këtë vendim ato nuk e komentojnë pasi ato nuk kanë marr asnjë letër.

Ata ankohen se më herët informohen mediumet se sa vet ato ddhe nuk dinë nëse zgjidhja është e mirë apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button