Në Ohër më shtrenjtë se në Greqi dhe Shqipëri, reagon edhe kryetari i Komunës

Qytetarët e Ohrit dhe turistët vitet e fundit kanë reaguar lidhur me çmimet shumë të larta nëpër restorante të Qytetit të Ohrit.

Këto ditë kanë reaguar edhe Personat që japin me qira apartamente duke deklaruar se për shkak të çmimeve të larta në këtë periudhë në Ohër nuk ka asnjë turist.

Ato krahasojnë çmimet e Ohrit me ato të Greqisë ku qartë shihet se në Ohër një gyro kushton 2.5 euro ndërsa në Greqi 2 euro.

Dallimi i menyve në Ohër dhe Greqi
Dallimi i menyve në Ohër dhe Greqi

Në rrjetet sociale qytetarët kanë publikuar edhe llogari fiskale që kanë paguar për një separe në plazh apo për një gyro duke publikuar meny të e Ohrit dhe të Greqisë.

Ja sa kushton një separe në Ohër

Ja sa kushton një separe në Ohër

Pas reagimeve të shumta, Kryetari i Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski ka deklaruar se ka ardhur kohë të vendoset rend në Ohër dhe plazhet e Ohrit.

Edhe kryetari i Komunës ka deklaruar se çmimet janë shumë të larta dhe se ai është në anën e qytetarëve.

“Të gjitha anketat tregojnë se turistët në Ohër më së shumti ankohen për çmimet e larta në shërbimet hotelierike dhe gjendjen e plazheve, më saktë mosrespektimi i rregullores nga disa koncesioner të cilët e kanë mbuluar gjithë hapësirën me ulëse duke mos lënë 60 përqind hapësirë të lirë. Ligji është i njëjtë për të gjithë dhe ne nuk do të bëjmë lëshime derisa jam unë kryetar komune. Të gjithë ato që do nuk do të respektojnë ligjin do të sanksionohen”, deklaroi Bakraçeski.

Lajme të ngjashme

Back to top button