Zyrtare: Allegri zëvendëson Conten

Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Ish-tekniku i Milanit ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit bardhezi dhe do të marrë vendin e lënë bosh nga Antonio Conte.

Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet një komunikate të postuar në faqen zyrtare të klubit torinez.

Allegri do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me rreth 3 milionë euro në sezon.

Marrëveshja është arritur brenda pak orëve pas një takimi që Allegri pati me Marotën. Trajneri do të prezantohet në Juventus Stadium në orën 15:00.(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button