Do të përshpejtohet procedura për adoptim të fëmijëve

Përshpejtim i procedurës për adoptim të fëmijëve por edhe afate më të mëdha për prindërit që i kanë braktisur fëmijët nëse ndërojnë mendjen, janë thelbësore në ndryshimet e Ligjit për familje që Ministri për punë dhe politikë sociale i ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë për miratim.

Konstatuam se fëmijët qëndrojnë në shtëpinë e fëmijëve apo në familje tjetër më shumë se një vit. Qëndrimi i gjatë mund të ketë pasoja në zhvillimin psikofizik të fëmijëve. Është e nevojshme që të zvogëlohet kohëzgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shtëpi të fëmijëve apo në familje të tjera dhe të zvogëlohen afatet për veprim të institucioneve përkatëse për adoptim.

Sipas propozimit, fëmija do të mund të vendoset në familjen e adoptuar pas 9 muajve e jo 12 siç ka qenë deri më tani.

Lajme të ngjashme

Back to top button