Oborri Mbretëror Shqiptar sërish mbi situatën në Maqedoni

Oborri Mbretëror Shqiptar përmes një deklarate sërish ka shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit në Maqedoni, pas protestave të shqiptarëve dhe kërkesave të tyre.

Më poshtë vijon deklarata e plotë:

I ndjekim me vëmëndje zhvillimet në Maqedoni. Vlerësojmë se protestat e fundit kundër vendimit arbitrar gjyqësor për rastin  Monstra janë pasojë e një diskriminimi të vazhdueshëm që u bëhet shqiptarëve. Edhe njëherë ky vendim nxorri në pah se institucionet e Maqedonisë vazhdojnën të veprojnë me mendësinë e vjetër të majorizimit.Mllefi i shqiptarëve të atjeshëm vjen si pasojë e diskriminit të vazhdueshëm në arsim, art, kulturë, ekonomi, shëndetësi, infrastrukturë , gjyqësi etj.
Mosbesimi i shqiptareve ndaj institucioneve të shtetit dhe sidomos ndaj gjykatës është I bazuar në fakte reale dhe veprime reale të institucioneve. Vetëm projekti kontraverz Shkupi 2014 dhe rasti i procesit të montuar opoti flasin shumë.

Ne inkurajojmë inteligjencen shqiptare të japë kontributin e saj për eleminimin e shkaqeve që sjellin deri tek këto pasoja. Rikujtojmë politikën maqedonase se nuk e kanë dhe nuk do ta kenë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për mendësi të vjetër politike dhe për majorizim. Nuk e ka dhe nuk do ta ketë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe as tonen për majorizim, për ndërtim të shtetit monoetnik në një shoqëri multietnike dhe me diversitet kulturor.
Inkurajojmë intelegjencën e shqiptarëve në Maqedoni të japin kontributin e tyre në demokratizimin e partive politike dhe përfaqësimin më të denjë politik të interest të shqipetareve.

Inkurajojmë faktorin politik mbarëshqiptarë të jape nje kontribut real mbipartiak për te ndërprerë njëherë e përgjithmonë mundësinë e diskriminimit të skajshëm të shqiptarëve në Maqedoni.

Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar si garant i Marëveshjes së Ohrit , të përdorin të gjitha mekanizmat për t`i dhënë fund kësaj loje që ndodh për më shumë se një dekadë.Vlerësojmë se Qeveria e Maqedonisë me majorizimin dhe diskriminimin që u bën Shqiptarëve atje dhe me sjelljen arrogante ndaj fqinjëve bëhet nxitëse e destabilizimit politik dhe nxitëse e konflikteve.

Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për të ndërtuar nje shoqëri demokratike ku do të respektohen të drejtat elementare të njeriut dhe marëveshjet politike të garantuara nga BE dhe SHBA. Jemi dhe do të jemi kundër diskriminimit, majorizimit dhe pabarazisë.

Deklarata e Oborrit Mbretëror Shqiptar
Deklarata e Oborrit Mbretëror Shqiptar

Lajme të ngjashme

Back to top button