Agjëruesi dhe përmendja e Allahut

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: ” Vërtetë zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut.” (Rra’d: 28).

O agjërues: Dije se kush e njeh madhështinë e Allahut, atëherë ai e përmend shpesh Allahun, e kush e përmend shpesh Allahun është shenje se ai është i sinqertë me Allahun.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

” Shembulli i atij qe e përmend Allahun dhe atij qe nuk e përmend Allahun, është sikurse shembulli i të gjallit me të vdekurin.” (Imam Buhariu rahimehullah).

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

” Le të jetë gjuha jote vazhdimisht e njomë nga përmendja e Allahut.” (Imam Tirmidhiu rahimehullah).

O agjërues: Përmendja e Allahut të ngrit në grada të larta, të shlyen mëkatet, të largon fatkeqësitë dhe brengat, të hapet kraharori, të zgjerohet dhe qetësohet zemra.

Një njeri erdhi tek Hasan el Basriu rahimehullah dhe i tha: Jam duke vuajtur nga ashpërsia e zemrës. Më trego ilaçin? Hasan el Basriu rahimehullah ia ktheu: Zbute zemrën tënde me përmendjen e Allahut.

Një prej ulemave të selefit ka thënë: Përmendja e Allahut është shërim për zemrën e muslimanit, kurse përmendja e njerëzve është sëmundje për zemrën e besimtarit.

Dhe në fund!

O agjërues; kuptoje se përmendja e Allahut të sjell; 1.Gëzim 2. Lumturi 3. Furnizim. 4. Shpëtim nga dënimi i Allahut. 5. Të afron tek Allahu. 6. Të kthen nga rruga e devijuar e shejtanit drejt rrugës së vërtetë të Allahut.

Përgatiti: Suad Burhan Shabani

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button