U miratuan ndryshimet e Ligjit për deputetë

Gjatë seancës së tetë Parlamentare, u miratuan ndryshimet e Ligjit për deputetë të paraqituar nga Aleksandar Nikollovski i VMRO-DPMNE-së dhe Talat Xhaferit nga BDI-ja.

Me këto ndryshime propozohet harmonizimi i Ligjt për pagat dhe kompensimet e tjera për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar ku futet kriteri për pagesën e pagës pas përfundimit të funksionit, i njohur si paradhënie.

Sipas këtij ligji, në qoftë se dikush ka qenë në detyrë për gjashtë muaj, ka të drejtë për një pagesë paradhënie prej tre muajsh dhe në qoftë se ka kryer funksion zytar prej gjashtë deri në 12 muaj, atëherë ka të drejtë të apanazhit brenda gjashtë muajve.

Nëse një person ka kryer funksion zyrtar prej 12 deri në 24 muaj, atëherë do të paguhet një pagesë paradhënie brenda nëntë muajsh dhe nëse ka qenë në funksion mbi dy vite do të ketë të drejtë për një pagesë paradhënie brenda një viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button