Alfred Peza: Maqedoninë s’do e ndihmonte as Aleksandri i Madh

Situatës së protestave të Maqedonisë nuk i ka shpëtuar edhe deputetit socialist, njëherësh edhe njërit ndër ish gazetarët më të njohur në Shqipëri, Alfred Peza, transmeton Portalb.

Në shkrimin javor të tij, ai thotë se me probleme të thella etnike, prespektivë të errët për anëtarësim në NATO dhe një vendnumëro disavjeçar për integrimin në BE, Maqedonia 2014 është më e dobët se kurrë.

Konkretisht Alfred Peza shkruan, “Këtë vit, duhet të përfundojë projekti më i shtrenjtë në historinë e Maqedonisë post Jugosllave. “Shkupi 2014” ka të bëjë me ndërtimin e institutucioneve, monumenteve dhe vendosjen e shumë statujave, në përpjekje miliarda dollarëshe për të evokuar lavdinë e Maqedonisë së vjetër, në kërkim të identitetit të ri. Në vend të shtetit më pompoz e për rrjedhojë më të fortë e imponues, Maqedonia 2014 është më e dobët se kurrë. Me probleme të thella etnike, prespektivë të errët për anëtarësim në NATO dhe një vendnumëro disavjeçar për integrimin në BE. Në sherr me fqinjët e me mjaft probleme social-ekonomike.”
Ai më tej vazhdon të flaës edhe për trazirat dhe rastin Monstra, duke thënë, “Trazirat janë rikthyer në rrugët e sheshet e Maqedonisë. Gjykatat dënuan me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë për vrasjen e 5 maqedonasve vite më parë. “Kemi një rast mes Izraelit e palestinezëve lidhur me disa vrasje të fundit. Janë bërë arrestime dhe shpresohet që ai që vrau palestinezin, të ndiqet ligjërisht me një proces serioz. Shpresohet që kjo ndjekje ligjore të marrë mbështetje publike. Në rastin e vrasjeve makabre në Maqedoni, të gjithë do shpresonin që edhe atje të ndodhte e njejta gjë, me shpresën e gjykimit të drejtë”,- tha Eduard Joseph, ekspert i Qendrës së Marrëdhënieve Ndëratlantike në Uashington.”

Maqedoninë s’do e ndihmonte as Aleksandri i Madh

Në fund, intelektuali Alfred Peza e përfundon duke thënë se as Aleksandri i Madh nëse do zbriste nga kali, nuk do i ndihmonte dot më gjendjen në të cilën ka rënë Maqedonia.

-Po e thelluan më tej këtë hendek, as Aleksandri i Madh nëse do zbriste nga kali, nuk do i ndihmonte dot më.  – e përfundon shkrimin, Alfred Peza. / F. Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shprehja se “as Aleksandri i Madh nëse do zbriste nga kali, nuk do i ndihmonte dot më Maqedonine dhe maqedonasit i pershtatet me se miri gjendjes se krijuar ne raportet etnike midis shqiptareve qe banojne ne trojet e tyre amtare te trasheguara nder shekuj,me maqedonasit e ardhur,dhe qe per fat te keq jane shume larg per t’u identifikuar me Epoken e Aleksandrit te Madh.Aleksandri i Madh ndertoi raporte miqesore me fqinjet e vet shqiptare dhe nuk i trajtoi si “ardhacake”,por as si “frikacake”.Mos te harrojme shprehjen tjeter shqiptare “Kur merr zjarr shqiptari digjet guri por edhe stralli”.Rivendosja e qetesise ne raportet midis shqiptareve dhe maqedonasve behet vetem duke respektuar realisht dhe me dinjitet vlerat trashegimore, kulturore dhe mbi te gjitha duke patur nje reciprocitet ne marredheniet e perditshme qe i pergjigjen kerkesave dhe nevojave te dy popujve qe tashme jane te integruar ne nje shtet te quajtur Maqedoni.Kerkesa per nje rishkrim “alla maqedonase” te historise nga Akademia e Shkencave te Maqedonise perben nje rrezik substancial ne aspirimin qe ka per t’iu bashkuar reformimit demokratik dhe zbatimit te te drejtave te njeriut,ne kuadrin e BE.Qeveria e sotme e Maqedonise ne rradhe te pare te mos harroje perbuzjen dhe cilesimet denigruese qe iu beheshin atyre per origjinen dhe prejardhjen e tyre ne te kaluaren,duke i cilesuar si qytetare te dores se trete,dhe po u behen edhe sot si nga serbet,por edhe nga bullgaret,dhe per kete duhet t’i kushtoje kujdes te madh zbatimit te Marreveshjes se Ohrit,jo sepse me te shqiptaret e Maqedonise kane arritur majat e demokracise europiane,por sepse ajo eshte nje marreveshje e arritur nepermjet luftes se armatosur,qe i detyroi palet ta nenshkruanin e te merreshin vesh ndermjet tyre per nje bashkejetese sa me dinjitoze e paqesore ne vitet pasardhese,e jo te ndodhe sikurse po ndodh qe ndasite etnike te sherbejne per nxitje dhe veprim antikushtetues dhe antiqytetar. Qeveria duhet t’i kushtoje me shume vemendje prosperitetit ekonomik,qe mos te lejoje qe te bien te ardhurat dhe te rritet inflacioni,qe vendi te bjere ne varferi apo krize te tejskajshme ekonomike,dhe pastaj ndodh ajo qe “zihemi se s’kemi”.Puna dhe perpjekjet per nje bashkejetese paqesore dhe ne harmoni etnike per te dy popujt do te jete nje pune ne vazhdimesi,me synimin e vetem qe te arrihet me e mira per t’ia bere sa me te lehte e te begate jeten njeri-tjetrit.Dhe kur ka harmoni e mirekuptim, gjendet edhe gjuha e perbashket per zgjidhjen ne kohe e pa eksese te problemeve qe dalin perpara ne rrugen e zhvillimit demokratiko-shoqeror dhe atij ekonomik te Maqedonise.

Back to top button