A e dini se show bizi tek ne ka shumë motra (FOTO)

Estrada jonë është mbushur me motra. Siç duket suksesi të cilin po e shijojnë motrat e mëdha i ka bërë më ‘ziliqare’ ato të voglat që të fillojnë të shfaqin talentin e tyre në fushat përkatëse. Efekti ka filluar të shihet menjëherë te disa prej tyre të cilat kanë ofruar shumë hite të cilat mbase edhe do të mbesin përgjithmonë në kujtesën e publikut shqiptarë. Ne do ua pasqyrojmë disa nga motrat më të suksesshme shqiptare.

Të parat motra të cilat filluan të paraqiteshin në skenë së bashkiu ishin motrat nga Shqipëria, Irma dhe Eranda Libohova, të cilat më këngët e tyre afruan publikun pranë vetës dhe akoma vazhdojnë të degjohen nga publiku shqiptar.

 

Motrat Libohova
Motrat Libohova

 

 

Pastaj u shfaqën motrat e shumta Mustafa, të cilat me këngët popullore afruan për veti pothuajse të gjitha gjenratatë.
Motrat nga Mushtishti akoma vazhdojn të kendojn dhe jan te degjuar shumë.

Motrat Mustafa
Motrat Mustafa

 

‘’Dy Motra, nji frajer’’ ishte dueti dhe njëherit hiti më i madh i dëgjuar ndonjëherë nga motrat Ismajli. E përcjellur gjithmonë pas sukseseve ‘’divës’’ së estradës Adelinës iu bashkua edhe motra e saj e vogël Zanfina që bëri ‘jehonët të madhe në shfaqjen e saj të parë në publik.
‘’Dy Motra, nji profesion’’ edhe më tutje është ‘statusi’ që po mbajnë Adelina dhe Zanfina duke qenë kështu këngëtaret më të kërkuarat në ‘tregjet’ tona dhe ato evropiane.

Motrat Ismajli
Motrat Ismajli

Istefi vazja ‘seksi’ nga Prishtina sikur xhelozonte në motrat Ismajli, vendosi që ta fus në ‘formacionin’ e estradës motrën e saj të vogël Erën. Me një stil krejtësisht ndryshe dhe unikat, Era është njëra nga vajzat e pakta shqiptare e cila është e mbyllur për media. Sidoqoftë Era së bashku me ‘abën’ e saj të madhe Norën janë shumë të kërkuara nga publiku, me ç’rast tregojnë edhe numri i madh i klikimeve në rrjetet sociale. Krejt çfarë kanë mbetur të ofrojnë dy vajzat e Suzana Tahirsylës mbetet një duet i cili padyshim do të ishte i mirëseardhur për ndjekësit e tyre.

Motrat Istrefi
Motrat Istrefi

Greta dhe Eni Koqi sigurisht që bëjnë pjesë në mesin e motrave më të suksesshme shqiptare. Dy këngëtaret e reja nga Tirana me zërin e tyre të ëmbël kanë bërë për vete mijra fansa të cilët e dëgjojnë këtë lloj zhanrri që e këndojnë motrat Koqi.

Motrat Koqi
Motrat Koqi

‘Qershinë mbi tortë’ e sjellin motrat Vjollca. Njëra prezantuese e tjetra këngëtare i kanë dhënë shije ekranit televiziv. Bëhet fjalë për dy ‘seks’ simbolet e ekraneve televizive, Marina dhe Luana Vjollca. Bukuria dhe sharmi i tyre i kanë lënë nën hije talentet e tyre duke qenë kështu pjesë e shtypit rozë pothuajse çdo ditë.

Motrat Vjollca
Motrat Vjollca

/GazetaFlash.com

Lajme të ngjashme

Back to top button