Memeti, njofton ambasadorët me gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut

 

Avokati i Popullit Ixhet Memeti sot u takua me ambasadorët e disa shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me ambasadorin Aivo Orav dhe me ambasadorin amerikan Pol Uollers. 

“Me takimin e sotëm konfirmohet bashkëpunimi i mirë dhe komunikimi që kontribuon për promovim më efektiv dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së njeriut në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Mehmeti pas takimit. 

Ai tha se i ka njoftuar ambasadorët me gjendjen e konstatuar lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut që janë të përmbledhura në Raportin vjetor mbi shkallën e sigurimit të respektimit, përparimit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vitin 2013, si dhe me përmbajtjen e Raportit vjetor të Mekanizmit parandalues kombëtar për vitin 2013 ku tregohet gjendja në vendet për privim nga liria. 

Përveç kësaj, theksoi, ka informuar edhe për aktivitetet e ndërmarra për të përmirësuar pozitën e institucionit, për të mundësuar promovimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut, por edhe për aktivitete që kanë për qëllim përforcimin e pavarësisë së institucionit Avokati i Popullit, me qëllim mbrojtje më efektive të të drejtave të qytetarëve. 

“Pjesëmarrësit u dakorduan se për mbrojtjen më efektive dhe parandalim, është e nevojshme përforcimi i mandatit dhe pavarësisë së institucionit, si dhe përmirësimin e kapaciteteve të saja, pasi vetëm institucioni i fortë dhe i pavarur mund të kontribuojnë në rritjen e nivelit të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve”, theksoi Memeti, duke theksuar rëndësinë dhe nevojën për të mbajtur takime të tilla si sot.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button