Nokia Lumia 520, smartfoni Windows Phone më i shitur në botë

Tashmë nuk është aspak sekret se Nokia Lumia 520 është smartfoni Windows Phone 8 më popullor i prodhuar ndonjëherë. Duke folur në konferencën e partnerëve global, COO Kevin Turner tha se tashmë janë më shumë se 12 milionë smartfonë 520 dhe janë aktivë në botë përfshi edhe modelet 521 të T-Mobile.

Turner gjithashtu përmendi se 520 është smartfoni më i shitur në botë që kushton më pak se 150 dollarë, megjithëse akoma nuk dihet nëse ekzistojnë kaq shumë të dhëna sa për të qenë të sigurtë rreth kësaj.

Lançuar nga fillimi i vitit 2013, Nokia Lumia 520 mund të blihet tani për 50 dollarë në SHBA. Pasardhësi, Nokia Lumia 525 u prezantua në janar, ndërsa një tjetër pritet të vijë dhe këtë herë me platformën Windows Phone 8.1 dhe do të emërtohet Lumia 530.

Qartësisht lançimi i smartfonëve Windows Phone me kosto shumë të ulët po e ndihmon së shumti Microsoft-in. Së shpejti do të shohim më shumë smartfonë Windows Phone, ngaqë Microsoft-i e ka hapur platformën e tij për çdo prodhues që është i interesuar të krijojë pajisje bazuar në këtë platformë.

Lajme të ngjashme

Back to top button