Mjekë nga Maqedonia dërgohen për edukim plotësues në Lubjanë

Duke filluar nga shtatori për edukim plotësues do të dërgohet grupi i parë i mjekëve të Maqedonisë të cilët do të përfshihen në punën e të gjitha reparteve të klinikave në Qendrën mjekësore universitare në Lubjanë.

Kjo është dakorduar në kuadër të vizitës së punës së ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov në Slloveni. Todorov dje u takua me ekipin e menaxherëve të Qendrës mjekësore universitare në Lubjanë, drejtorin mjekësor prof. dr. Sergej Horkej dhe me drejtorin e përgjithshëm, Simon Vërhunec.

Qendra mjekësore në Lubjanë është spitali më i madh në Slloveni, një prej spitaleve më të mëdha në rajon me mbi 100 mijë pacientë spitalor dhe mbi 750 mijë mjekime në ambulancë në nivel vjetor, në të gjitha specializimet mjekësore.

Siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, në takim janë dakorduar disa aspekte kyçe të bashkëpunimit, si realizimi i edukimeve të mjekëve tanë në Qendrën mjekësore në Lubjanë nga të gjitha sferat në mjekësi, si dhe qëndrimin më shumëmujor profesionalo-shkencor i profesorëve të kësaj Qendre mjekësore në Republikën e Maqedonisë dhe qëndrimin e mjekëve dhe profesorëve për vendosjen e metodave të reja dhe teknikave tek ne.

Lajme të ngjashme

Back to top button