“Sofra e Iftarit”, tryeza plotë shije, gëzon besimtarët që jetojnë kohët e vëshrtira

 

Në këto ditë të bekuara të ramazanit, kur shumë familje ndjejnë barrën e rëndë të varfërisë dhe skamjes, po zhvillohen shumë aktivitete bamirësie nga njerëz human dhe organizata të ndryshme.

Një aktivitet i ndërmarrë nga Këshilli Organizativ i Sofrës së Iftarit në Shkup, ka bërë që shumë skamnorë të përjetojnë begatitë e muajit të Ramazanit, duke shtruar iftare falas për çdo natë.

foto 1

Në hyrje qëndron një thirrje shumë sublime nga Këshilli Organizativ: “U bëjmë ftesë të gjithë atyre që ndjejnë nevojën e këtyre iftareve të janë pjesëmarrës në Restorantin Bllalcë”.

Ljatif Imeri nga Shkupi, është njëri ndër ata nevojtarët që ka nevojë të shijojë gjellërat e gatuara me shije dhe që u dedikohen gjithë skamnorëve. Nuk është hera e parë që ai merr pjesë në Iftarin falas të shtruar në “Sofrën e Iftarit”.

foto 2

Këtu gjejmë një sofër më të begatë, që na bën të shijojmë iftaret si gjithë të tjerët që kanë më shumë mundësi se ne. Këtu jemi bashkë me ndjenjën se dikush po kujtohet edhe për ne, kjo na bën me shpresë dhe na shton gëzimin”, thotë Ljatifi.

Duke falënderuar organizatorët, Ljatifi thotë se sofra e iftarit për të dhe shumë të tjerë është më shumë se një darkë për të cilën kanë nevojë.

foto 4

Këshilli Organizativ i “Sofrës së Iftarit”, për çdo natë realizon iftare falas, projekt i cili tashmë 3-vite po organizohet dhe i cili do të jetë i hapur për gjithë agjëruesit me theks të veçantë për nevojtarët, skamnorët etj.

Sofra e iftarit shtrohet në Restorantin “Bllaca” në Çarshinë e vjetër të Komunës së Ҫairit.

foto 5

Motivi i përzgjedhjes së këtij restoranti është bërë me qëllim të ngjalljes së çarshisë së vjetër si një ndër tregjet më të vjetra kulturo-historike. Këtë aktivitet e nisim duke e pasur parasysh nevojën për zbutjen e situatës së rëndë ekonomike”, thotë për Portalb Anëtari i Këshillit Organizativ, Fatmir Dashi.

Ai thotë se për këtë vepër humane janë të frymëzuar nga shpërblimi i madh për të cilin ka folur i Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, i cili ka thënë: “Ai që i jep iftar një agjëruesi, e ka shpërblimin e njëjtë me agjëruesin, pa u pakësuar aspak shpërblimi i tyre”.

418232_114206075392090_948177439_n (1)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button