Tetë shtetet më të vogla të botës (FOTO)

Ndonjëherë madhësia e një vendi nuk reflekton edhe rëndësinë e tij. Disa sosh vizitohen vetëm për vulë në pasaportë, por disa vizitohen edhe për arsye të tjera. Ato dallojnë edhe për nga pasuria. Disa kanë GDP të lartë, e ndonjëri shumë të ulët. Pavarësisht nga këto, e vlejnë të vizitohen.

Po cilat janë tetë shtetet më të vogla të botës:

Monaco
Monaco

Monaco ka sipërfaqen 1.95 kilometra katrorë. Është themeluar në vitin 1297, kur Fransoa Grimaldi ndau kështjellën e tij nga Italia. Shtrihet në në 195 hektarë. Është strehë tatimore e të pasurve dhe e të falshmëve. Artistja Grejs Keli ka qenë banori më i famshëm i tij. Pjesa më e madhe e vendit mund të shëtitet në këmbë, por mund të përdoren edhe liftet dhe shkallët lëvizëse.

Grenada
Grenada

Grenada ka sipërfaqen 344 kilometra katrorë. Njihet edhe si “Shteti i mëlmesave”, meqë prodhon shumë arrëmyshqe. Në të ndodhen pikëvrojtimet më spektakulare të Karaibeve. Në maje të maleve vullkanike ndodhet krateri i mbushur me ujël.

Malta
Malta

Malta ka sipërfaqen prej 316 kilometrash katror. Aty gjatë tërë vitit mbahen festivale nga më të ndryshmet.

San Marino
San Marino

San Marino me 61 kilometrat katrorë ndodhet në lartësi mbidetare mbi atë të Italisë. Kjo republikë është themeluar në vitin 301 dhe konsiderohet nga më të vjetrat në botë. Tri kështjellat në të janë të pashmangshme për vizitorët.

Lihtenshtajni
Lihtenshtajni

Lihtenshtajni ka 160 kilometra katrorë sipërfaqe, por është temë barsoletash sepse ofron më shumë se 160 kilometra shtigje të përsosura për skijim. Po ashtu ka 90 kilometra shtigje për çiklistë.

Ishujt Mareshal
Ishujt Mareshal

Ishujt Mareshal është shtet me sipërfaqe 181 kilometrash katrorë dhe përbëhet nga 60 kepa e ishuj të vendosur në Oqeanin e Paqësorit. Në të jetojnë 52 mijë banorë. Arra e kokosit përbën artikullin kryesor të eksportit, nga i cili siguron 70 për qind të GDP-së.

Maldivet
Maldivet

Maldivet në gjithë 298 kilometrat katrorë të sipërfaqes i është përshtatur turizmit – argtitmit, notimit me delfinë, kurse sporti i peshkimit është atraktiv, sepse peshqit këtu nuk bien në grep.

Tuvalu
Tuvalu

Tuvalu është shtet 26 kilometrash katrorë, i përbërë nga kepe e ishuj koralesh në Paqësor. E gjithë sipërfaqja përbëhet nga një zinxhir rripash që shtrihen në gjatësi 676 kilometra, që e bën ideale për notim rreth tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button