Mot jostabil me shi dhe bubullima gjatë gjithë javës

Moti  në Maqedoni do të jetë me reshje të shiut të shoqëruara me bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore.

Mot i ngjashëm paralajmërohet edhe gjatë ditës së nesërme kur vende vende do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, të shoqëruara me bubullima. Lokalisht do të bien edhe mbi 30 litra  në metër katror. Temperatura ditore do të lëvizë prej 20 deri 27 grad Celsius.

Në Shkup do të mbizotërojë mot i ngjashëm me temperaturë deri 18 gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet mot me diell me vranësira mesatare në orët e pasdites  do të ketë paraqitje të izoluar e reshjeve të rrëmbyeshme  të shiut dhe bubullima. Temperatura ditore do të jetë në rritje dhe nga fundi i javës do të lëvizë prej 29 deri 35 gradë Celsius.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike porosit në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike  qytetarët të jenë të kujdesshëm të mos qëndrojnë në vendet të hapura dhe nën drunj të veçuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button