Argjentinasit priten si heronjë (Foto)

Rikthimi në shtëpi ishte i trishtë për Kombëtaren Argjentinase, por çfarë turme për të pritur “Albicelesten” që zbarkoi në aeroportin e Ezeizas. Mijëra tifozë kishin lënë pas trazirat që pasuan disfatën në finale në Buenos Aires për të brohoritur me thirrjet jeni heronj futbollistët e “La Seleccion”.

Normalisht skuadra duhej të transferohej në Casa Rosada por planet ndryshuan në momentin e fundit, pas incidenteve që ndodhën gjatë natës dhe futbollistët mbërritën në qëndër të Ezeiza të shoqëruar nga turmat përgjatë autosdraës Ricchieri dhe aty u pritën nga presidentja e vendit, Cristina Fernandez.

“Në emër të 40 milionë argjentinasve, jam krenare që iu pres. Keni qenë luanë të vërtetë, jam krenare për mënyrën se si mbrojtët ngjyrat e flamurit tonë”, deklaroi Kryetarja e Shtetit, me lojtarët që gjithsesi kishin në fytyrë të stampuar zhgënjimin për disfatën në finale, me Lionel Messin që foli para kombit të tij.

“Do të doja të kisha sjellë këtu Kupën dhe të festonim. U përpoqëm ta bënim, dhe dhamë gjithçka por nuk ishim të aftë ta realizonim. Por unë mendoj se pavarësisht kësaj, ne i sollëm shumë gëzim vendit. Arritja në finale, konkurimi ballë për ballë, ne nuk i lamë asgjë kundërshtarit. Ikëm në Brazil me shumë dyshime nga ana e njerëzve tanë, nga gazetarët dhe u bëmë më të fortë se kurrë. Ne u bëmë një skuadër spektakolare e bashkuar dhe kjo na çoi deri në ndeshjen finale. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe besojmë t’i sjellim më shumë gëzim këtij vendi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button