Vidal arrin marrëveshje me Unitedin?

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, ka arritur marrëveshje t’i bashkohet Manchester Unitedit – njofton Corriere dello Sport.

Futbollisti kilian kërkohet nga shumë klube gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo në ditët e fundit ka qenë bisedime me Djajtë e Kuq.

Gazeta italiane njofton se ai ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Liga Premier, ndërkohë që United dhe Juve janë duke negociuar për çmimin e tij.

Besohet se një shifër në vlerë prej 40 milionë eurosh mund të jetë e pajtueshme për të dyja palët.

Bianconerët do ta kërkojnë Paulinhon e Tottenhamit si zëvendësim. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button