Basha: 300 ditë qeverisje, 300 ditë mashtrime, dhunë e brutalitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi analizën e qeverisë për 300 ditë në pushtet.
Sipas Bashës, këto ishin 300 ditë mashtrime.
“300 ditë qeverisje, 300 ditë premtime, 300 ditë mashtrime.
300 ditë, fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Asnjë bilanc, asnjë vend të ri pune, asnjë investim, asnjë reformë, vetëm varfëri dhe papunësi.
300 ditë, pasiguri për jetën dhe pronën. Krimi, grabitjet me dhunë, aksidentet, trafiku i lëndëve narkotike në nivele alarmante.
300 ditë, largime masive nga puna, emërime kriminale, korrupsion politik, shitblerje votash.
300 ditë, krimi, dhuna dhe brutaliteti kanë pushtuar shtetin,” shkroi Basha në FB.

Lajme të ngjashme

Back to top button