Rakitic: Duhet të fitojmë çdo gjë

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic ka thënë se transferimet e reja të Barcelonës do të ndihmojnë klubin që të fitojë trofe në sezonin e ardhshëm.

Përveç Rakitic, Barcelona ka transferuar edhe Ter-Stegen dhe Claudio Bravo, ndërsa sipas tij edhe një sezon pa trofe nuk do të tolerohet fare nga klubi.

“Kam dëgjuar që Barcelona ka shpenzuar më shumë para këtë vit se sa në afatet tjera kalimtare të verës dhe gjëja e parë që më thanë se kur kam ardhur ishte ”ne duhet të fitojmë çdo gjë”.

”Kështu që unë dua të jem i gatshëm. Kam thënë se unë nuk jam këtu për të zëvendësuar dikë, unë kam ardhur këtu që të jem Ivan Rakitic. Të zëvendësojë Xavin? Ai është ende në klub”, tha Rakitic në një konferencë për shtyp në Split.

Lajme të ngjashme

Back to top button