Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

Benzinat prej sonte në mesnatë do të ulen për 1,5 deri në 2,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 lirohet për 2 den/litër dhe do të jetë 81 den/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 lirohet për 1,50 denarë dhe do të shitet me çmim prej 83 den/litër.

EURODIZELI dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për 2,50 den/litër dhe në pajtim të vendimit të ri të KRRE-së çmimi i EURODIZEL-it  do të jetë 67,50 den/litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë 56,00 den/litër.

Çmimi me pakicë i mazutit lirohet për 1,84 den/kg dhe ai do të shitet me çmim prej 40,348 den/kg.

Lajme të ngjashme

Back to top button