Shkëndija e nisë me Bregallnicën, në Ligën e dytë derbi Shkupi – Drita

Në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet e sezonit të ri 2014/15 të Ligës së Parë dhe të Dytë dhe ndeshjeve të 1/16 të Kupës së Maqedonisë.

Skuadra e Shkëndijës duelin e parë do ta luajë kundër Bregallnicës, ndërsa Renova e nisë sezonin me Teteksin. Duelin derbi të javës së parë do ta luajnë Pelisteri dhe Varadari, ndërsa kampioni aktual Rabotniçki do të luajë kundër Metalurgut. Sileski që është anëtar i ri i Ligës së Parë, do të përballet me Turnovën. Fillimi i sezonit të ri është parapa me 3 gusht.

Është tërhequr shorti edhe në Ligën e Dytë, ku sezoni do të fillojë me 9 gusht. Në xhiron e parë takohen: Shkupi-Drita, “Skopje”-Gostivari, Vëllazërimi-Napredoku, Euromilku – Miravci dhe Mlladost Carev Dvor – Makedonia Gj.P.

Pamje nga ndeshja e sezonit të kaluar Drita - Shkupi
Pamje nga ndeshja e sezonit të kaluar Drita – Shkupi

Gjithashtu është bërë edhe tërheqja e shortit të 1/16-tës së Kupës së Maqedonisë, ku ekipet e Rabotniçkit, Shkëndijës dhe Euromilku kanë siguruar kualifikim direkt për të tetën e finales, ndërsa ekipi i FC Shkupi do të luajë me “11 Oktomvri”. Në faqen zyrtare të FFM-së, ende nuk është publikuar shorti, andaj pasi që të kompletohet do të njoftojmë dhe për dyshet tjera më të rëndësishme. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button