Vota e Likës, Asanit e Topuzovskës vendimtare për Hapjen e Kushtetutës

Nga deputetët Hazbi Lika nga BDI, deputetja e pavarur Mirsada Asani dhe Roza Topuzovska-Karevska nga PLD, varet nëse në të mërkurën Parlamenti do të sigurojë 2/3 e shumicës për hapjen e kushtetutës.

Shumica parlamentare tani për tani i ka të sigurta 80 nga gjithsej 82 vota për fillimin e procedurës për ndryshimet në fjalë. VMRO-DPMNE me deputetin e GROM-it tani ka 62 vota, por sytë drejtohen tek BDI, ku duhet të sigurojë 20 votat e mundshme, pasi ende nuk ka konfirmim as nga Lika e Asani, bën të ditur “Dnevnik”.

Është e njohur se LSDM bojkoton Parlamentin, ndërsa PDSH ditë më parë tha se do të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese. “Qëndrimi partiak është se gjithë 19 deputetët e BDI-së, të udhëhequr nga Ali Ahmeti, të mërkurën do të vijnë në seancë që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Pres që të respektohet vendimi partiak, por nuk ka konfirmim nëse do vjen Lika”, ka thënë funksionar partiak nga BDI, njofton “Dnevnik”.

Qeveria ka iniciuar ndryshime kushtetuese në 8 fusha të ndryshme kryesisht në sferën e financave dhe gjyqësorit.

Me vendimin e qeverisë kërkohet rregullimi i përbërjes së Këshilli Gjyqësor duke përjashtuar ministrin e Drejtësisë dhe Gjykatësin e Gjykatës Supreme, të vendoset si institut “ankesa kushtetuese”, të precizohen rregullave fiskale në kuadër të buxhetit, formimi i zonës fiskale dhe përkufizimi i Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese, riemërtimi i Bankës Popullore në Banka e Maqedonisë si dhe përkufizimi i martesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button