Data bazë për praktikën e Gjykatës evropiane

Akademia e gjykatësve dhe Prokurorëve në bashkëpunim me“AIRE” Qendrën nga Londra sot shënuan promovimin e data bazës së praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila në një vend e përmban praktikën e kësaj gjykate ndërkombëtare, e ndërtuar para së gjithash me çështje kundërshteteve nga rajoni.

Në promovim u drejtua ministri i Drejtësisë Adnan Jashari i cili duke përshëndetur evenimentin theksoi se kjo shënon promovimin edata bazës së praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila në një vend e përmban praktikën e kësaj gjykate ndërkombëtare, e ndërtuar para së gjithash me çështje kundërshteteve nga rajoni.

“Vlefshmëria e saj nuk duket vetëm në atë qëmundëson qasje në këto tekste, por edhe në lehtësinë e kërkimit të tyre. Në këtë mënyrë kjo paraqet instrument me domethënietë paçmueshme, për të cilin pres që të shfrytëzohet shumë shpesh nga ana e juristëve profesional në vend.

Nuk do të fshehi pritjet e mia, as ato personale edhe asprofesionale, dhe as dëshirën time që kjo vegël të bëhet pjesë e pakëputshme dhe e pa evitueshme në punën e përditshme, e posaçërisht të gjyqtarëvenë vend”, ka thënë Jashari.

“Kjo data bazë, në mbi ndërtimin e së cilës, ngelim tërësisht të përkushtuar, do të kontribuojë në ndërtimin e standardeve më të larta për respektimin e të drejtave të njeriut në vend, me çka Republika e Maqedonisë edhe një herë do ta tregon dhe do ta dëshmon përcaktimin e saj të qëndrueshëm të ecënë rrugën drejt Bashkimit Evropian me hapa të sigurta”, ka vijuar ministri Jashari.

Lajme të ngjashme

Back to top button