Scolari jep dorëheqje

Trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, ia ka paraqitur dorëheqjen e tij Federatës Braziliane të Futbollit, pas përfundimit zhgënjyes të Kampionatit Botëror.

Selecao konsiderohej favorit për ta fituar turneun, mirëpo ata u turpëruan në gjysmëfinale (7-1 nga Gjermania) dhe pësuan në ndeshjen për vendin e tretë (3-0 nga Holanda).

65-vjeçari fillimisht refuzoi të dorëhiqej duke thënë se kishte edhe shumë për t’i dhënë përfaqësueses duke ia lënë në dorë federatës që të vendoste.

Megjithatë, ai e ka kuptuar se ishte koha të tërhiqej.

Në angazhim e dytë si trajner i Brazilit, Scolari e udhëhoqi skuadrën drejt 19 fitoreve në 29 ndeshje dhe fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 2013.

Kujtojmë që në angazhimin e parë si trajner i përfaqësueses, ai e fitoi Kupën e Botës (2002).

Lajme të ngjashme

Back to top button