Neuer: Do të festojmë 5 javë!

Gjermania u shpërblye më në fund për punën 10-vjecare me një grup të talentuar lojtarësh, ku spikasin emra të tillë si Bastian Schweinsteiger apo Philip Lahm, që arritën të bënin realitet ëndrrën për ngritur lart një trofe madhor me kombëtaren e Gjermanisë. Për kapiten e pancerave ky është momenti më i rëndësishëm në karrierë.

“Kjo që bëmë sot ishte e pabesueshme. Nuk e dimë nëse kemi lojtarët më të mirë, por kemi bërë paraqitjet më të mira në botëror. Nuk u shkurajuam dhe ne fund jemi në shkallën më të lartë të podiumit. Kjo është maja e karrierës sime. Ishte ëndrra ime të ngjitesha në podium. Është shumë bukur ta fitosh këtë trofe si vendi i parë europian në Amerikën e Jugut. Ishte eksperiencë e jashtëzakonshme. Pas 30 minutash i kaluam të gjitha problemet tona dhe e kuptuam se mund të fitonim.”

Manuel Neuer u shpall me të drejtë portieri më i mirë i Brazil 2014, edhe pse në këtë finale nuk iu desh të kryebte ndonjë mrekulli. Sipas portierit të Bayernit ky sukses është fryt i punës në skuadër dhe jo meritë e individëve të vecantë. 

“E pabesueshme! Edhe lojtarët e tjerë që nuk luajtën ishin me ne, pra fituam si grup i bashkuar. Të gjithë e dëshironin këtë arritje të pabesueshëm. Patëm disa probleme por i kaluam. Unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj skuadrën. Nuk mund të flitet për kontributin e lojtarëve të vecantë por për të gjithë skuadrën. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të bashkuar në këto situata dhe në ia dolëm mbanë. Do të festojmë për 5 javë pastaj do të zgjohemi nga kjo ëndërr.”

Lajme të ngjashme

Back to top button