Shkodran Mustafi, i arti i botërorit

Futbollist shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi, është futur në histori.

Ai është shqiptari i dytë që u stolis me medalje pas Ardian Koznikut. Mustafi fiton medaljen e artë, ndërsa Kozniku në vitin 1998 të bronztën me kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Botëror – “France 98”.

Mustafi mjerisht u lëndua në çerekfinale në takim me Algjerinë dhe nga ajo kohë mbetet jashtë fushës. Mustafi është shqiptari i parë në histori që u paraqit për një fuqi siç është Gjermania dhe ka pasur 132 minuta lojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button