Gjermania kampion bote!
GJERMANIA ËSHTË KAMPION I RI I BOTËS
Kombëtarja e Gjermanisë ka mposhtur Argjentinën me rezultat 1 -0 në finalen e madhe që u zhvillua në stadiumin Marakana.
Si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të dyja kombëtaret krijuan raste të mira për shënim, mirëpo Argjentina ishte më afër golit, edhe pse gjermanët e patën posedimin më të madh të topit.
Në fillim të takimit Argjentina mori iniciativën duke rrezikuar disa herë gjermanët dhe portën e Manuel Neuerit.
Në pjesën e dytë skuadra e parë që rrezikoi ishte Argjentina. Lionel Messi provoi në minutën e 47-të, por gjuajtja e tij përfundoi pranë portës gjermane. Në këtë rast ai u shërbye nga Lucas Biglia.
Për Gjermaninë i pari rrezikoi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Botërore, Miroslav Klose por nuk arriti.
Fituesi i këtij Botërori u vendosë në vazhdime kur në minutën e 113′ Mario Goetze i lë pa fjalë gjithë të pranishmit në stadiumin Maracana, shënon për 1-0.
Ky është titulli i katërt në histori për Gjermaninë, derisa Argjentina mbetet me dy Kupa të Botës./ Portalb