fbpx

Jay-Z mohon ndarjen, puth Beyoncen në skenë

Reperi i njohur Jay-Z dhe bashkëshorti i këngëtares me famë botërore Beyonce, ka mohuar çdo lloj thashethemi të përhapur kohët e fundit për ndarjen e çiftit.

Për të hedhur poshtë dyshimet që janë shpërndarë, për një ndarje mes çiftit, Jay-Z ka puthur bashkëshorten e tij Beyonce, live në koncert, gjatë interpretimit të tyre në skenë, në SHBA. Fotoja e publikuar, ka bërë xhiron e botës, duke mohuar thashethemet për ndarjen mes tyre.

Aktualisht çifti është duke promovuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, albumin e tij “On the Run”, (Në arrati). Afërsia e dukshme mes çiftit, po tregon se fjalët për ndarjen e tyre, mbeten thjesht thashetheme.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close