Presidente, pse na gjykon, ne jemi shqiptarë !

Sot të gjithë shqiptarët e Maqedonisë po përballën më masa të presionit të dhunës nga maqedonasit –sllav. Ndërsa presidentja e vendit tonë del më komunikatë që ndalon aktin, që një flamur u dogj në Prishtinë nga mija të ri shqiptar që protestuan duke filluar nga Sheshi i Skënderbeut deri tek ambasada e Maqedonisë, ku edhe u bë ndezja e flamurit të Maqedonisë. Ndërsa presidentja e vendit tonë në Kosovë ‘’ Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre ‘’.

Si duket presidentja e zarfit paska harruar, që edhe në vitet e gjakut, ne si shqiptarë kemi qen të bashkuar, dhe do të jemi përgjithmonë bashkë. Kjo e mjera dënon një të kallur të një pëlhure të quajtur flamur të Maqedonisë, por nuk e di kjo zarfiste, a e di që ajo tokë është tokë shqiptare, dhe ai vend është Shqipëri.

Nuk të kem dëgjuar që ndalojë dhunë dhe e ngriti zërin për mija – mija shqiptarë të ri, të rrahur, të përgjaku dhe të burgosur, shumë nëna mbetën duke vajtuar në tokën tonë Iliridë. Atje presidente Jahjaga në Maqedoni në korridoret e stacioneve policore po rrahën barbarisht jo veç djemtë, por edhe gratë, nënat tona, motrat tona. Pse kjo presidente nuk e ngriti zërin për ato femra, që atje po keqtrajtohen, të paktën të ngrit zërin si femër që është për femra. E ke përcjellë në media, si dy burra sllav e shoqërojnë një femër në stacionin policor, dhe si preket nderi.

Në të gjithë presidente që kemi gjak shqiptari, ama gjak të pastër shqiptari, të gjithë ne që e dimë mirë se çka është dhuna, që kemi përjetuar edhe ne në Kosovë tortura të tillë, padrejtësi dhe marrje të lirisë së fjalës, të ngritjes së flamurit e shumë gjera tjera, neve na dhemb shpirti, ne do të solidarizohem më të gjithë motrat /vëllezërit e tan shqiptar atje. Nuk do jetë nxitje që dogjën një flamur, çka do të jetë nxitje nga maqedonasit – sllav përgjakën djem të ri, adoleshent pa i mbush mirë 15 –vjet. Ata nuk paskan bërë sipas teje nxitje raciste ??

Si e krahasoni një që është djeg flamuri maqedonas ???
Si e shikoni gjakun e fëmijëve tanë atje në tokën shqiptare ???

A po zemrat e nënave shqiptare kur shohin djemtë e tyre të përgjakura në çdo portalet, faqe të gazetës, mjafton të hapesh rrjetet sociale do të shikosh turpin, krimet dhe dhunën e maqedonasve-sllav, dhe më pas të gjykosh zonja presidente.

Vërtetë sot kur po shkruaj këtë shkrim, turpërohem para vëllezërve / motrave të mia atje në Maqedoni. Vërtetë më vie keq, kur shumë nga ne kemi gjak të prishur, dhe jemi bërë pjatë-lëpirës ose të dorës tradhtare, ose të pushtetit mbi ne të bashkësisë ndërkombëtare. Le ta di të gjithë, njëherë e përgjithmonë, se të gjitha trojet etnike shqiptare që janë marrë, grabitur, tradhtuar nga dora e disa shqip-folëseve shqiptar, të jap besën e shqiptarit, një ditë do të jenë bashkë përgjithmonë, një tokë, më një gjuhë, më një flamur kuq e zi.

Zonja presidente unë e dua atdheun tim, e dua tokën shqiptare. Të parët e mi mbajtën burgje të rënda për Shqipëri, për të drejta të barabarta për të gjithë shqiptarët më një fjalë për drejtësi. Si mund të kesh shpirt të thuash: ‘’ kërkoj nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre ‘’. E mirë, zonja presidente, për çka janë ngritur ata djem atje ?
Çka po kërkojnë atje vasha atje, për çka ?
Për drejtësi zonjë, për drejtësi, sepse edhe ata, atje i tradhtoj politika shqiptare sikur neve këtu…

Askush nuk e prish rehatin, askush nuk don gjak, dhe nuk merr dhembje po të kishte drejtësi të mjaftuar për jetë.
Ne në Kosovë pse luftuam ?
Pse humbëm më mija, mija njerëz dhe mbetëm jetim, për çka ?
Për tokë, për atdhe, mbi të gjitha për të drejtën tonë që na takon, për drejtësi presidente, për drejtësi presidente…

Çdo gjë fillon nga protesta dhe përfundon në përgjakje, fillon nga lufta për të drejtën që na takon dhe përfundon në përleshje…

Zonja presidente, mund të më thuash diçka më kombëtarisht, diçka që më bind që jemi në tokë të shqiptarit dhe kemi një president që ruan vlerat kombëtare ?

Motra / vëllezër, të gjithë ju qe keni gjak shqiptari, këto ngjarje gjykoni më shumë maturi, dhe më gjakftohtësi. Por duke gjykuar vetëm si shqiptar, më gjak të shqiptarit dhe më gjuhë shqipe, më flamur kuq dhe zi, vetëm atëherë do të jeni ata që duhet të jeni. Toka kërkon shpëtim në bar rrafshin tonë kombëtar. Dielli nuk vrahet nga padituria rrezet e tij i ka në dorë, dora e fortë mbi tokësore…

Lajme të ngjashme

Back to top button