fbpx

E dhimbshme: Palestinezët në mënyrë masive lëshojnë shtëpitë e tyre

Disa mijëra palestinezë të dielën lëshuan shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Rripit të Gazës, pasi Ushtria izraelite – duke hedhur fletushka nga ajri – bëri thirrje që të largohen, raporton AFP.

Në sulmin izraelit këtë mëngjes u vra një palestineze dhe një vajzë trevjeçare, për çka numri i të vdekurve u ngrit në 165, ndërsa i të plagosurve në mbi 1000, ka thënë zëdhënësi i emergjencës palestineze, Ashraf al Kudra, transmeton Telegrafi.

Vendi Beit Lahiyu pranë Gazës, po braktiset me nxitim: vetura, këmbë apo gomarë.

“Ushtria izraelite ka në plan të sulmojë infrastrukturën terroriste. Ata që nuk i respektojnë këshillat do të jenë në rrezik vdekjeprurës”, paralajmërojnë izraelitët në fletushkat e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close