Folësi inteligjent lexon lajmet në disa gjuhë

Studiuesit në Universitetin Multimedia në Malajzi kanë krijuar një aplikacion të quajtur Tregimtari Inteligjent, i cili lexon lajmet në kohë reale. Në mbështetje të gjuhëve të shumta, aplikacioni identifikon automatikisht gjuhën e gazetës në internet dhe i lexon lajmet në të njëjtën gjuhë.

“Do të dëgjoni zë kinez, nëse teksti i lajmeve në faqen ueb është në gjuhën kineze, “ thotë për Gizmag Dr. Wee Kuok Kwee, lektor në Fakultetin e Shkencave të Informatikës dhe Teknologjisë, në Universitetin Multimedia. “ Së fundmi në aplikacion janë përfshirë gjuha koreane, japoneze, malajase, tamale, kineze dhe anglishtja.

Sipas Kwee, përdoruesit kanë mundësi të dëgjojnë lajmet sipas interesave të tyre, duke qenë se aplikacioni lejon përzgjedhjen në bazë të kategorisë. Aplikacioni është krijuar për të siguruar qasje të shpejtë tek lajmet më të fundit për njerëzit me aftësi të kufizuara në dëgjim, në shikim dhe për njerëzit që preferojnë të lexojnë lajmet ndërkohë që po drejtojnë automjetin apo po merren me ndonjë punë tjetër.
Folësi inteligjent lexon lajmet në disa gjuhë.

Përdoruesit e thjeshtë mund ta përdorin aplikacionin nëpërmjet tastierës apo ekranit me prekje, ndërsa përdoruesit me aftësi të kufizuar mund t’u përgjigjen komandave të zërit për të bërë përzgjedhjen e tyre duke përdorur tastierën numerike.

“Me pajisjen do të lidhet një tastierë numerike e vogël dhe e veçantë dhe do të përdoret krahë për krahë me aplikacionin,” shpjegon Kwee. Tastiera numerike ka gjurmë Braille, të cilat e bëjnë më të lehtë për njerëzit me probleme në shikim të ndejnë cilin buton po shtypin.

Për shembull, aplikacioni thotë, “Shtyp 1 për lajmet nga The Star Online, shtyp 2 për lajmet nga Berita Harian”, etj. Butonat e kontrollit në aplikacion lejojnë përdoruesit të ndalojnë, të kthejnë nga fillimi ose të kalojnë artikujt e lajmeve. Kwee dhe skuadra e tij po punojnë me versionin Android të aplikacionit dhe kanë në plan të krijojnë një version të tij me sistem operativ IOS, përpara se ta nxjerrin në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button